Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohen masa të reja ndaj COVID-19

Janë paralajmëruar masa të tjera anti-COVID. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se ministri Arben Vitia do të takohet sot me krerë tjerë institucionesh shëndetësore dhe ata që merren me zbatimin e masave kundër COVID-19 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti-COVID-19.

Njoftimi nuk ka specifikuar se në çfarë ore kur do të mbahet takimi, por KOHA ka mësuar se kjo pritet të ndodhë rreth orës 15:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës vendosi për masa të reja anti-COVID pas shtimit të rasteve të reja. Shumica e masave do të hyjnë në fuqi nga 20 gushti. Ato kryesisht lidhen me kushtëzimin e qytetarëve që të shfrytëzojnë gastronominë vetëm nëse janë të vaksinuar.