Panairi i parë i librit “Podujeva 2022” që është hapur të premten në kuadër të “Javës së Diasporës”, synohet të bëhet i përvitshëm.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, ka thënë se qëllimi i këtij panairi është promovimi i librit dhe leximit, me theks të veçantë për ata që jetojnë jashtë vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka përafërsisht 15 vjet që nuk ka pasur panair të librit në Podujevë. Para luftës dhe pas luftës janë organizuar panaire të librit. Sivjet e kemi rikthyer Panairin e librit në Podujevë me qëllim të promovimit të librit dhe leximit, sidomos në kuadër të diasporës. Ky Panair besojmë se duhet të bëhet i përvitshëm. Sivjet ka nisur me pak, e vitet tjera synojmë ta zgjerojmë”, ka thënë për KOHËN, Pajtim Balaj.
Panairi është hapur nën një tendë në Sheshin e qytetit të Podujevës dhe është organizim i përbashkët i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Shoqatës “Pro Kult”.
Kryetari i kësaj shoqate, Fatmir Halimi, është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë ditës së parë të Panairit.
“Paniri është hapur më 29 korrik dhe do të zgjasë 3 ditë, prej orës 9.00 deri 21.00. Jemi shumë të kënaqur sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve dhe po ashtu interesimit të tyre për librin. Në Panair po marrin pjesë 15 shtëpi botuese, si Prokultpress, Buzuku, Pema, Faik Konica, Artini, Berati, Magjia e librit, Sira, Jeta, Bard Boks, Shkrimtaret e Llapit, Lali, etj.”, ka thënë Fatmir Halimi për KOHËN.