Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Kos nuk është dashur ta shtynte vizitën në Kosovë

Augustin Palokaj

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, nuk është dashur ta anulonte vizitën e planifikuar për këtë javë në Kosovë.

Siç ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian, Kos ka anuluar vizitën për shkak të rrethanave të fundit politike në Kosovë, me rastin e pezullimit nga Gjykata Kushtetuese të dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri. Megjithatë, Palokaj ka vlerësuar se Kos ka pasur me kë të takohet në Kosovë. Ai ka thënë se shtyrja e vizitës ishte e papritur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për mendimin tim, kjo vizitë ndoshta nuk është dashur të anulohej sepse Kosova ka institucione, pa marrë parasysh në çfarë forme janë ato. Kosova ka presidente deri në prill, ka një kryeministër qoftë në detyrë, qoftë aktual, dhe ministër dhe zonja Kos ka mundur të bisedojë me ta. Çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane dhe raporte ndërkombëtare s’duhet të jenë çështje të rezervuara për persona të caktuar, por për shtetin. Gjithmonë duhet të jetë dikush që e përfaqëson shtetin, pa marrë parasysh konmplikimet e brendshme që ekzistojnë”, ka thënë Palokaj në një lidhje për emisionin “tre8tre” në KTV.

Palokaj ka thënë se shtyrja e vizitës së Kosit është po aq shqetësuese sa edhe situata në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo shtyrje s’duhet të shihet si sanksionim, por si vendim për të sqaruar se zyrtarët e BE-së nuk duan të bëhen pjesë të fushatave të mundshme që mund të zhvillohen nga akterë politikë për qëllime elektorale.

Palokaj ka thënë se Kos ka pasur edhe kritika nga disa shtete të BE-së se përse ende nuk e ka vizituar Kosovën, edhe pse e ka marrë detyrën në fund të dhjetorit.

Megjithatë, zyrtarët evropianë kanë refuzuar muajve të fundit vizitat në Kosovë për shkak se ministrat ishin edhe deputetë në kaosin politik të 2025-s, por edhe për shka se Kosova ishte nën masa sanksionuese.

Ai ka thënë se vizita e Kosit ka qenë për të shënuar një fillim të ri të raporteve Kosovë-BE tash kur janë hequr masat.