Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Padia e Qalajt, askush nga Qeveria nuk shkon në seancë

Askush nga Zyra e Kryeministrit nuk ka shkuar në seancën gjyqësore për masë të sigurisë për konkurs të Policisë së Kosovës, e kërkuar nga ish-drejtori Rashit Qalaj.

Në seancë nuk po merr pjesë askush nga Zyra e Kryeministrit edhe pse sipas gjyqtares Saranda Bogaj Sheremeti kanë pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qalaj ishte larguar nga detyra me vendim të kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti. Ai kishte dërguar çështjen në gjykatë. Qalaj kishte paditur Qeverinë e Kosovës, Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.