Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OVL–UÇK-ja thotë se ishte i qëllimshëm sulmi ndaj Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”

Kompleksi Zahir Pajaziti

Kryetari i OVL UÇK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica, dyshon që dëmtimi i një pjese të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës të jetë bërë nga ndonjë hajdut. Sipas tij, nuk ka diçka në atë kullë që do t’iu hynte në punë hajdutëve.

Në emisionin “tre8tre” në KTV, Llapashtica ka thënë se ky akt është i qëllimshëm dhe i bërë nga persona të cilët i ka quajtur – mbetje të sistemit të Serbisë brenda Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky është në akt i turpshëm dhe goditje ndaj kujtesës sonë kolektive. Ky akt nuk guxon të kalojë në heshtje. Është e vërtetë që tash e disa vite ka filluar një gjuhë e urrejtjes, fyerjes e linçimeve publike nga qarqe të ndryshme, nga njerëz që shihet se janë mbetje të sistemit të Serbisë këtu brenda. Aty nuk ka gjëra të vlerave financiare që hajdutëve do t’iu interesonte. Ky është veprim i qëllimshëm”, ka deklaruar Llapashtica.

Që nga prilli i këtij viti, ky Kompleks Memorial nuk ruhet e as mirëmbahet. Një gjë e tillë duhet të mbulohet nga Agjencioni për Mbrojtjen e Memorialeve.

Mungesën e një personi për përkujdesjen e këtij memoriali por edhe të tjerave ku mungon, Llapashtica e ka quajtur të papranueshme.

“Nga muaji prill, Agjencia për Mbrojtjen e Memorialeve e ka ndërprerë kujdesin dhe mirëmbajtjen në Kompleksin “Zahir Pajaziti” e që është e paparanueshme sepse ata persona aty e marrin pagën për këtë përkujdesje. Ne kemi bërë kërkesë që të mos ndërpritet ruajtja dhe mirëmbajtja e memorialëve”, ka thënë Llapashtica.

Ai ka thënë se gjithashtu se persona të tillë më herët e kanë dëmtuar edhe lapidarin në Qafë të Kaçanollit, ku prehen dëshmorët e parë të betejës së Zonës së Llapit, andaj ka thënë se duhet me patjetër të AMKM-ja ta përcaktojë dikë për mbrojtjen e tyre.

Në këtë kompleks ka pasur roje por sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Memorialeve, ai vetë e ka ndërprerë kontratën për një çështje që lidhet me konflikt interesi, e që paraprakisht është vënë në pah nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Kontrata të ngjashme janë ndërprerë edhe në disa memoriale të tjera.

Policia e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën se ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, kanë thënë për KOHËN se i kanë lajmëruar autoritetet sapo që kanë kuptuar për dëmtimet.

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
orllan

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial...