Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me ekspozitën në sheshin e Prishtinës për masakrat e ndodhura ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1998-1999.
Kjo organizatë ka deklaruar se ky instalacion shtrembëron të vërtetën e luftës, derisa e ka cilësuar “akt të poshtër moral”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOVL ka thënë se financimi i ekspozitës nga Kuvendi, ku shfaqen të dhëna të pasakta për masakrat, është skandal.
“Nën maskën e kujtesës, ky instalacion shtrembëron të vërtetën e Luftës Çlirimtare duke fyer gjakun e derdhur për liri. Paraqitja e viktimave civile si "persona të armatosur", pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral. Një qasje e tillë është e papranueshme”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.
Sipas OVL-së, përgjegjësia për vendosjen e kësaj ekspozite bie drejtpërdrejt mbi autorët e saj dhe mbështetësit e tyre politikë, derisa ka kërkuar distancim zyrtar dhe llogaridhënie institucionale.
“Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp. Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë”, thuhet tutje.
Tabelat me përmbajtjet për masakrat janë larguar nga sheshi të shtunën në mëngjes nga Komuna e Prishtinës. Ekspozita ndër tjerash ishte financuar nga Kuvendi i Republikës.