Organizata e Veteranëve të Luftës do të mbajë protestë sot në Strasburg para Këshillit të Evropës, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta pritet të nisë në ora 13:00.
Kjo është protesta e katërt, pas Hagës, Prishtinës e Tiranës.
Me 5 nëntor janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Në këtë 5-vjetor Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kanë thënë se ata u përballën me padrejtësi, karshi të cilës theksojnë se nuk do të dorëzohen.