Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë takim me Papa Leonin XIV.
Osmani do të pritet nga Papa në Pallatin Apostolik, ka njoftuar Zyra e Presidentes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj vizite, Osmani do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
“Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, thuhet se ajo do të organizojë një pritje të fundvitit në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.