Arbëri

Osmani takon Rutten, riafirmon gatishmërinë për koordinim në mbrojtje të paqes e sigurisë në Kosovë

Mark Rutte dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë.

Osmani ka shkruar se ky takim ishte “një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”. 

“Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Facebook.