Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landa, ka thënë se në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen.
Në një postim në rrjetin social X ai ka shkruar se të dy kanë shprehur “besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.
In my meeting with Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS today, we discussed potential areas of future economic cooperation and expressed confidence that economic prosperity and cooperation will help move the Western Balkans away from the divisions of the past and promote lasting… pic.twitter.com/0NeujSY8y0
— Christopher Landau (@DeputySecState) July 11, 2025
Osmani është takuar edhe me Senatorin Andy Kim, në Washington.
"Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan!" ka shkruar ajo.
Osmani takon Landaunt: Bashkëpunimi SHBA-Kosovë në përputhje me vizionin e Trumpit
Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka takuar zëvendëssekretarin e Shtetit Christopher Landau.
Ajo ka thënë se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, siç ka shkruar, në përputhje me vizionin e fortë të presidentit Trump.
“Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.