Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar në Samitin e Paqes për Ukrainën që po mbahet në Zvicër, zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris.
Në një fotografi të publikuar në Facebook, Osmani ka thënë se ia ka përcjellë Harrisit mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!” ka shkruar ajo.
Më herët gjatë ditës, Osmani u prit në samit nga presidentja e Zvicrës dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.