Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takon ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Francës në Kosovë,  Olivier Guerot. 

Sipas njoftimit të Presidencës në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Guerot folën edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje thuhet se në takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, siç thuhet, përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës.