Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se të martën ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani ka theksuar se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë. Si gjithnjë, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës në Facebook.