Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka marrë shkresën zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me rezultatet e certifikuara nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Presidentja ka 30 ditë kohë për të thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit, por ajo ka thënë se ende nuk ka një datë të saktë se kur do ta thërrasë, por se “shumë shpejt do ta kemi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka ardhur shkresa zyrtare nga ana e KQZ-së në Presidencën e Kosovës, ku njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara, mënyrën se si ndahen ato ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është një afat ligjor e kushtetues prej 30 ditësh për thirrjen e seancës konstituive. Për momentin ekipi im ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për përgatitjen e kësaj seance”, ka thënë ajo në një deklarim për gazetarë pas përfundimit të ceremonisë së betimit të ushtarëve të FSK-së në Ferizaj.
KQZ-ja të enjten, 27 mars, votoi certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.