Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, të cilës i ka theksuar se Kosova beson në lidershipin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në këtë takim, Osmani ka diskutuar me Prattipatin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, duke thënë se linjëzimi i Kosovës me SHBA-në ka qenë gjithmonë vendim i duhur dhe strategjik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Osmani dhe Prattipati thuhet se shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve.