Arbëri

Osmani: Përfshirja e Kosovës në Bordin e Paqes do të dërgohet për ratifikim në Kuvend

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përfshirjen e Kosovës në themelimin e Bordit të Paqes, do ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, në përputhje me kushtetutën e vendit.

Presidentja Osmani deklaroi se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në interesin më të lartë të Kosovës.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump & Vjosa Osmani

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald...