Një ditë pasi që e ka pritur në takim udhëheqësin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, CIA, William Burns, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është garancë për siguri, paqe e sukses.
Të premtën ajo ka publikuar edhe disa fotografi të takimit, i cili është zhvilluar të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani.