Fahrije Hoti do të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidentja Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit të tyre politik, në përfaqësim të qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës! Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë. E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën - e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush. Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, ka shkruar ajo.
Osmani ka thënë se forcën e kanë dëshmuar bashkë edhe përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Këshillin e Sigurimi, Parlamentin Evropian dhe ngjarje tjera.