Presidentja Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.
Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që ka marrë nga princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman dhe do të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.