Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Berlin, të enjten qëndroi në Aspen Institute. Osmani tha se aty foli për aspiratat e Kosovës dhe se një gjë mbetet e palëkundur, që e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, shkroi Osmani në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani, gjendet në Gjermani, ku do të mbajë një fjalim në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Berlinit. Osmani para studentëve dë të flasë për mbrojtjen e demokracisë. Në këtë universitet po zhvillohet "Java e Takimeve me Personalitete Evropiane".