Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan që ta mbanin gjallë gjuhën shqipe, në shtëpi e bodrume

shkolla

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar se si mësuesit shqiptarë në kohë përndjekjesh nuk u dorëzuan për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe, teksa ka shprehur mirënjohje në 7 Mars për të gjithë mësimdhënësit. 

Ajo ka thënë se shkolla shqipe gjithnjë ka qenë akt qëndrese e popullit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe. Shkolla shqipe ishte  akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice. Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. E mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ka përcjellë një porosi që brezat e rinj të rriten me dashuri për gjuhën, atdheun dhe lirinë.