Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se e ka takuar në Budapest sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
Takimi u zhvillua në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Osmani ka shkruar shkurt se me Rutten diskutoi për situatën e sigurisë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Gjatë ditës, Osmani ka njoftuar edhe për takime me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë, Letonisë dhe Estonisë.
Të mërkurën, presidentja u prit nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.