Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut, themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut ka thënë se ajo ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën.

Sipas saj, kjo Kushtetutë ishte themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës i dhanë jetë Kushtetutës së Kaçanikut, aktit më të lartë të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë tonë. Kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik.

“Ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, ka thënë ajo, thuhet në një komunikatë për media.

 

Lexo përditësimet tjera
Kushtetuta e Kaçanikut

35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e...