Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani fton qytetarët të regjistrohen

Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen, pasi sipas saj, nëpërmjet këtij procesi do të identifikohen nevojat e secilit.

Osmani ka shkruar në Facebook se investimet në shumë fusha do të përcaktohen nëpërmjet mbledhjes së të dhënave nga procesi i regjistrimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI! Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se deri të hënën janë regjistruar mbi 1 milion e 400 mijë qytetarë në tërë territorin e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, ka theksuar se në tërësi procesi ka shkuar mirë, por disa komuna kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit, por këtë tha Kastrati se s’po e shohin të arsyeshme.