Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.
Pas hapjes së Misionit të Kosovës në Vatikan, Osmani ka thënë se ka shprehur përkushtimin për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.
Ajo tutje ka thënë se ka theksuar nevojën që nën udhëheqjen e Papës Leoni XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës.
“Si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka thënë ajo.