Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së Polacit dhe të Qabiqit.
Osmani i ka cilësuar këto masakra si ndër ofensivat më të egra të regjimit gjenocidal serb, ku u vranë 78 civilë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në prillin e vitit 1999, Polaci dhe fshatrat përreth përjetuan njërën nga ofansivat më të egra të regjimit gjenocidal serb. Brenda një jave, u vranë 78 civilë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Sot përulemi me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Sipas Osmanit, këto masakra nuk janë vetëm kujtime të dhimbshme, por pjesë e historisë dhe të vërtetës që nuk guxon të harrohet.
“Duke nderuar martirët dhe dëshmorët, ne kujtojmë sakrificën, mbrojmë të vërtetën dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi”, thuhet tutje në njoftim.