Shumë kritika dhe akuza janë bërë në drejtim të partive në pushtet për Projektligjin për dialogun.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se Projektligji nuk ia ndalon presidentit Hashim Thaçi që të flasë për territorin e vendit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, ajo ka thënë se ky Projektligj legalizon planin e presidentit për copëtimin e Kosovës.
Kritikat dhe akuzat ndaj hartuesve të këtij projektligji dhe presidentit, i ka bërë edhe Glauk Konjfuca.
Mbështetje Projektligjit për dialogun i dhanë deputetët e partive në pushtet, dhe partneri i tyre në dialog, PSD-ja e Ahmetit.
Deputetit të PSD-së iu kundërpërgjigj kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani.
Me gjithë vërejtjet dhe akuzat, Projektligji për dialogun u miratua me 6 vota për dhe tri kundër.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur se Projektligji për dialogun do të diskutohet në seancën e 2 shkurtit.