Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita fajëson drejtorët për shmangie të punëve komunale për shkak të fushatës

Krenar Xhaferi, Donjeta Dragusha, Doruntinë Maloku, Florian Dushi dhe  Izet Sadiku, janë drejtorët e komunës që ia kanë mësyrë garës për deputet në listën e LDK.

Garës i janë futur edhe  dy nënkryetarët Alban Zogaj dhe Jehona Lushaku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata  do t’i ushtrojnë pozicionet e tyre deri në fund të muajit dhjetor.

Opozita në kryeqytet po hedh akuza ndaj tyre duke thënë se të njëjtit po i lënë anash punët në kryeqytet, duke u marr me fushatën e tyre për zgjedhjet qendrore.

Leutrim Retkoceri nga PDK, thotë se kryetari do të duhej të vendoste nëse janë drejtor apo kandidatë për deputet, sepse fokusiu i tyrejaneë zgjedhjet qendrore, jo punët komunale. 

“Kryetari do të duhej të vendoste nëse ata do të jenë drejtorë apo kandidatë për deputet. Pasi dihet që fokusi i tyre janë zgjedhjet qendrore dhe jo punët e komunës, jo që kanë pasur një performancë të mirë, mirëpo mendoj që kryetari i komunës të merrte vendim për largimin e tyre nga detyra pasi ata janë duke marr pjesë në garën për deputet ose realizimi i premtimeve në kryeqytet është mbrapa por kjo do ta hendikepojë përformancën e komunës për çka janë të emëruar ata drejtor, jemi duke parë që pozitat e kryeqytetit po shfrytëzohen për të kaluar në karriget e deputetit”.

Retkoceri ka thënë se projektet e mëdha në kryeqytet nuk janë duke u përfunduar.

Këtë gjë po e kundërshton drejtori për investime kapitale Krenar Xhaferi.

Ai deklaroi që është duke e vazhduar dinamikën e punimeve pavarësisht fushatës.

Nënkryetari Alban Zogaj i ka quajtur idotizëm deklaratat e Retkocerit, duke shtuar që punët në kryeqytet po vazhdojnë.

“Unë nuk i komentoj këto gjëra idioteske, edhe nga ana e opozitës që janë shumë të ulëta. Nëse ka thënë PDK-ja ose LVV-ja të gjithë janë në listë ka ministra e edhe në komuna të tjera kabinetet qeverisëse po kandidojnë. Partitë fusin në listë njerëzit më të mirë për të kandiduar për deputet në parlamentin e Kosovës. Ky është një idiotizëm i madh që po bëhet nga partitë opozitare në kryeqytet. Punët në kryeqytet po vazhdojnë të kryhen dhe nuk bëhet fjalë për neglizhencë”.

Përveç drejtorëve në garë për karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës janë asamblistët Jeta Rafuna dhe Fitnete Bejta.

E po ashtu edhe kryeshefi i ndërmarrjes komunale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli.

Në baze të ligjit për zgjedhjet lokale anëtaret e kuvendit komunal në momentin që zgjidhen deputet duhet të japin dorëheqje nga postet paraprake.