Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OJQ-të organizatore të ekspozitës në shesh barazojnë fjalën “të armatosur” me “ushtarë”

tyyt

Organizatat që organizuar ekspozitën për masakra në Kosovë, në sheshin e Prishtinës, kanë reaguar pasi Fondi për të Drejtën Humanitare përgenjshtroi ato për të dhënat që kanë paraqitur për masakrat. 
Admovere dhe Integra janë arsyetuar për termin që kanë përdorur në masakrën e Burgut të Dubravës se disa prej të vrarëve kanë qenë “të armatosur”. 

Këto organizata barazojnë fjalën “të armatosur” me “ushtarë”. Në listën e përpiluar nga Fondi, të vrarët që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së para arrestimit janë listuar si “ushtarë” vetëm për të treguar statusin e tyre. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, këto organizata thonë se te Fondi këta persona figurojnë si “të armatosur/ushtarë”, derisa në këtë listë askund nuk gjendet fjala “i armatosur”. 

“Sqarojmë se askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, 48 persona të vrarë në Burgun e Dubravës kanë qenë të armatosur e duke luftuar. As ne nuk nuk po themi që këta persona janë vrarë duke luftuar. Por, kemi thënë se në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona FIGUROJNË si të armatosur/ushtarë. Njëjtë thuhet edhe në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare”, thuhet në reagim. 

OJQ-të edhe një herë përmendin institucionet shtetërore se nuk ka akoma listë të saktë të të vrarëve dhe se u takon atyre ta bëjnë, teksa kanë bërë thirrje për mobilizim.

 

Lexo përditësimet tjera
ooo

FDHK thotë se Gashi s’diti t’i lexonte të dhënat: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë

Fondi për të Drejtën Humanitare i ka reaguar Shkëlzen Gashit, si autori, dhe organizatorëve të ekspozitës...