Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oferta e re e LVV-së për presidentin: PDK-ja refuzon, LDK-ja përmend Osmanin

Vjosa Osmani & Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) të shtunën u ka kërkuar Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) që të propozojnë tre emra të përbashkët jopartiakë për president, duke u zotuar se do t’i mbështesë me nënshkrime dhe votë për të shmangur zgjedhjet e reja. LVV-ja ka thënë se propozimet do t’i presë deri të dielën në mbrëmje (sonte) - dy ditë para se të përfundojë afati për zgjedhjen e presidentit. 

PDK-ja e ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e cilësuar si manovër politike dhe duke theksuar se për këtë parti çështja e presidentit është e mbyllur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne jemi parti të ndryshme. PDK-ja e LDK-ja janë subjekte në vete. AAK-ja është në vete. S’e ka ftuar fare. Me LDK-në ka tjera oferta, me PDK-në kemi diskutuar për presidentin. S’është çështje e rehatimit të individit, por çështje serioze që ka mundur të diskutohet në tavolinë kur ishim bashkë, por s’ka pasur seriozitet nga LVV-ja e s’ka as tash”, ka thënë kryetari i partisë, Bedri Hamza.

Ndërkohë, LDK-ja ka kushtëzuar mbështetjen, ku kryetari Lumir Abdixhiku ka kërkuar garanci për 66 vota nga LVV-ja për ta propozuar Vjosa Osmanin si presidente.

“I nderuar Kryeministër Kurti, meqë po komunikojmë në distancë, ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku. “Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar Abdixhikun pas propozimit të tij, për, sipas saj, qëndrime kontradiktore dhe kërkesa të dyfishta në raport me shumicën parlamentare.

“I nderum deputet e kryetar i LDK’së Abdixhiku, muk po e di se a do t’përgjigjet Kryeministri jonë Kurti dhe kur. Periudhën për marrëveshje politike me LVV’në e keni shpallë ju të mbyllur të hënën me 20 prill. Bile deklaruat që nuk do të takoheni më! Sot para fillimit të seancës patët një bisedë me kryetarin e PDK’së Hamza. Tash me 15 vota që nuk i keni, kërkoni edhe marrëveshje politike edhe president partiak të LDK’së!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 28 prill. Nëse nuk arrihet marrëveshje, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja.