Arbëri

Obiliqit “i ndalet” zërimi

Zyrtarëve komunalë të Obiliqit u është kthyer në rivlerësim aktiviteti i prokurimit që kishte për qëllim shërbimin e zërimit, përkthimit dhe votimit elektronik për sallën e Kuvendit Komunal. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) e ka miratuar pjesërisht si të bazuar ankesën e një operatori ekonomik lidhur me këtë tender, vlera e parashikuar e të cilit ishte 32 mijë e 250 euro.

“Operatori ekonomik ‘Tetroniks LLC’-Prishtinë si palë e pakënaqur më datën 02.12.2020 ka parashtruar në OSHP ankesën me numër 1040/20 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Zërimi, përkthimi dhe votimi elektronik në sallën e Kuvendit Komunal”, me nr. të prokurimit: OB 614-20-4635-1-2-1, duke pretenduar se AK ka shkelur këto dispozita ligjore: Nenin 7, 28 dhe 59 të LPP-së, thuhet në vendimin e OShP-së.

Sipas të njëjtit, eksperti profesional i prokurimit më datën 16 dhjetor 2020 e kishte dorëzuar raportin e ekspertizës ku kishte konsideruar se ankesa e OE ankues duhet të aprovohet si pjesërisht e bazuar dhe ky aktivitet i prokurimit të kthehej në rivlerësim konform dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP).

“Autoriteti Kontraktues-KK Obiliq më datën 16 dhjetor 2020 ka pranuar mendimin e ekspertit profesional të prokurimit dhe të njëjtit më datën 19 dhjetor 2020 përmes parashtresës me shkrim kanë njoftuar panelin shqyrtues të OSHP-së se pajtohen me mendimin e dhënë në raportin e ekspertizës”, thuhet tutje në vendim.

Njësoj është pajtuar edhe OE ankues.

“Paneli shqyrtues njofton operatorin ekonomik ankues dhe autoritetin kontraktues se konfotrm nenit 115, pika 3 i LPP-së që procedura e ankesës përfundon në këtë fazë. Autoriteti Kontraktues-KK Obiliq për aktivitetin e prokurimit ‘Zërimi, përkthimi dhe votimi elektronik në sallën e Kuvendit Komunal’, me nr. të prokurimit: OB 614-20-4635-1-2-1 dhe njëkohësisht kanë konstatuar se ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar dhe se ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim, konform mendimit të dhënë në raportin e ekspertizës”.

Paneli shqyrtues, sipas këtij vendimi, e obligon Autoritetin Kontraktues që në afat prej 10 ditësh ta njoftojë me shkrim panelin shqyrtues lidhur me të gjitha veprimet e ndërmarra për këtë aktivitet të prokurimit.

“Operatorit ekonomik “Tetronks LLC”-Prishtinë konform nenit 118, pika 3 të LPP-së i kthehet sigurimi i ankesësë. Urdhërohet operatori ekonomik ankues që konfrm nenit 31, pika 6 të Rregullores së punës së OSHP-së në afat prej 60 ditësh të bëjë kërkesë për kthim të sigurimit të ankesës, në të kundërtën bëhet konfiskimi i depozitës dhe këto mjete kalojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.