Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Procesohen gati 70 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike

Numerimi i votave

Foto: Driton Paçarada

Ka shkuar në gati 70 për qind procesimi i rezultateve nga vendvotimet e përfaqësive diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Nga to, mbi 80 për qind vazhdon ta ketë trendin e votave Lëvizja Vetëvendosje.

Saktësisht janë procesuar 67.44 për qind e vendvotimeve prej 43 përfaqësi diplomatike sa janë gjithsej. LVV-ja ka marrë 5581 vota apo 81.97 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta nëpër përfaqësi diplomatike me 7.5 për qind të votave apo 511 vota.

Partia Demokratike është e treta me 6.14 për qind apo 418 vota.

Koalicioni AAK-Nisma ka vetëm 1.5 për qind apo 102 vota.

Sipas KQZ-së, përfundimi i numërimit të mbi 15 mijë votave i paraprin procesit të numërimit të votave që janë dërguar me postë.

Trendi aktual ia shton ulëset në Kuvend Lëvizjes Vetëvendosje, që me votë brenda Kosovës ka shkuar në 47 deputetë.