Njësitetet speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në vendin e njohur si “Kërshi i Dudit”.
Nga dalja e Mitrovicës e deri në Jarinje nuk ka patrullime tjera të Policisë. Ndërsa në kufi mes Kosovës e Serbisë ka kolona të gjata, si rezultat i dhjetëra autobusëve me votues që janë nisur për në Serbi nga Kosova, ku qytetarët serbë të Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin e Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa nga qytetarët serbë të pyetur nga KOHA kanë thënë se do të duhej të realizonin mundësinë e votimit brenda territorit të Kosovës.
Mirëpo, në kufi ka edhe automjete që destinacion nuk kanë pasur qendrat e votimit, por vendet rekreative, kryesisht qendrat e skijimit në Serbi.
Nuk ka pasur ndonjë incident të raportuar. Ndërsa është vërejtur edhe një monitorim i forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, ndonëse nuk kanë qenë të involvuara në operacione.
{gallery}