Një grua shqiptare dyshohet se është mbytur në një plazh të Phuket të Tajlandës, të martën në mbrëmje.
Policia në stacionin e Karonit ka njoftuar se Daniela Idrizi, 41-vjeçare, u shpall e vdekur në Spitalin Chalong në orën 18:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë spital, bashkëshorti i saj 43-vjeçar egjiptian, Mohamed Alsaba, i tha policisë se kanë mbërritur në Phuket të martën dhe janë akomoduar në një hotel në orën 14:00. Ata po planifikonin të qëndronin deri të enjten.
Siç ka përshkruar bashkëshorti i viktimës, rreth orës 16:00 ata kanë shkuar në plazh dhe gruaja e tij u mbyt në ujë.
Rojet bregdetare e shpëtuan gruan dhe raportuan se ajo ishte pa ndjenja. Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Chalong ku stafi u përpoq ta ringjallte, por pa sukses.
Trupi i saj u dërgua më pas në Spitalin Vachira Phuket për autopsi.