Kjo rrugë në qytetin e Vitisë është asfaltuar përsëri, disa muaj pasi që ishte përfunduar.
Zyrtarët e Komunës thonë se ky ishte vendim i tyre, pasi kanë konstatuar se cilësia e asfaltit ka qenë e dobët, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e Vitisë thonë se zyrtarët komunalë është dashur që nga fillimi t’i monitorojnë punimet, në mënyrë që të mos vihet deri të riasfaltimi i rrugës.
Por, sipas opozitës në këtë komunë, vendimi është marrë vetëm që pushtetarët të keqpërdorin paranë publike.
E nënkryetari i Vitisë thotë se opozita nuk ka argumente për akuza të tilla.
Sipas opozitës në këtë komunë, ky nuk është projekti i vetëm që është përsëritur, derisa Komuna nuk e di saktë sa ka qenë vlera e asfaltimit të rrugës.