Një grup i qytetarëve serbë kanë protestuar para stacionit të Policisë në Zubin-Potok të premten.
Ata kanë pretenduar se dikush po ua dëmton monumentet fetare, e për këtë çështje kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestuesit kanë pretenduar se u janë dëmtuar me plumba edhe disa varreza.
Një prej tyre, Aleksandar Peroviq, ka thënë se disa herë janë dëmtuar monumentet, por se sipas tij Policia nuk është ka nisur hetim.
“Ka ndodhur edhe përpara disa here dhe janë raportuar në stacionin policor në të cilin nuk kemi besim prandaj edhe para ndërtesës së tyre kemi shprehur pakënaqësinë që më në fund të marrin pjesë edhe në ruajtjen e këtyre faltoreve dhe jo të pompave të benzinës dhe lokacioneve tjera të parëndësishme”.


