Një fëmijë me origjinë shqiptare ka humbur jetën të shtunën në Kretë të Greqisë, teksa po notonte në plazhin pranë shtëpisë ku jetonte, raporton mediumi grek “creta24”.
Siç raportohet, djali kishte ikur nga shtëpia dhe pak minuta pasi ishte larguar, u nxor pa ndjenja nga uji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë banor i zonës ka parë fëmijën në ujë dhe ka ngritur menjëherë alarmin.
Fëmija ishte dërguar me autoambulancë në qendrën shëndetësore, por nuk ia kishte dalë të shpëtonte.