Nga sot, 19 prill, kanë nisur punimet në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, çka do të çojë në mbylljen e njërit krah të rrugës.
Qarkullimi do të jetë i mbyllur deri më 27 prill. Sipas njoftimit të Komunës, njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” – nga rrethi te Komuna deri pas Teatrit Kombëtar – do të mbyllet për qarkullim, për shkak të punimeve rehabilituese që janë të domosdoshme pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ditëve të javës qarkullimi do të jetë i mbyllur vetëm gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00. E, në fundjavë punime do të jenë gjatë gjithë ditës.
"Gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj rekomandojmë përdorimin e rrugëve alternative. Punimet janë planifikuar në mënyrë që të minimizohet ndikimi në trafik, duke u zhvilluar kryesisht gjatë orëve të natës dhe ditëve të vikendit", thuhet në njoftimin e Komunës.

