Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur fushatën vjeshtore të vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit te kafshët e egra, si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit.
Sipas njoftimit të AUV-it, vaksinat po shpërndahen nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-it në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy autoritet u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri.
“Në veçanti, u bëjmë thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinave, që t’i udhëzojnë fëmijët të mos i prekin kapsulat e vaksinave, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra”, thuhet në njoftim.
Fushata, sipas AUV-it, është pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar.