Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt shqyrtimi fillestar në rastin ku Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj akuzohen për “kepqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.
Të dy akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” se me dashje kanë shfrytëzuar detyrën sa ishin zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme.
Sipas aktakuzës, të dy akuzohen se më 2021 i kishin shkaktuar dëm prej 125 mijë eurosh Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Mujka dhe Muzliukaj janë deklaruar të pafajshëm.
Avokat i Mujkës është ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që ishte edhe kandidat i LDK-së për Vushtrri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Seanca fillestare ishte paraparë të mbahej më 8 tetor, por dështoi në mungesë të të akuzuarve.


