Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e vrasjes së Olliver Ivanoviqit. Gjyqtari i caktuar në këtë rast, Valon Kurtaj, ua ka ndaluar mediave incizimin e këtij shqyrtimit me arsyetimin se ai nuk ka marr asnjë kërkesë nga mediat për të xhiruar këtë seancë.
Kurtaj gjithashtu ka kërkuar nga mediat që pas një xhirimi që do ta bëjnë prej 2 minutash në seancë, të mos publikojnë fytyrat e të akuzuarve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka ndryshuar aktakuzën në dispozitivin e parë të aktit akuzues por që, sipas Kurtajt, ajo është dorëzuar të premten dhe ka qenë e pamundur të përkthehet në gjuhën serbe.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në fillim të muajit dhjetor ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave, N.S., M.R., Silvana Arsoviq .A., D.M., Z.J., R.B. për rastin e Oliver Ivanoviqit.Aktakuza është ngritur për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje.