Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis rinumërimi i 50 vendvotimeve

Numerimi i votave

Foto: Driton Paçarada

Ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, rinumërimi po bëhet për shkak të mospërputhjeve të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve dhe numrin e fletëvotimeve brenda kutive në vendvotime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim të 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, e po ashtu edhe rinumërim të plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatë na 35 vendvotime. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ekzistojnë mospërputhje të rezultateve, e këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë.

“Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Të dielën (9 mars) janë bërë një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.