Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis reduktimi i forcave policore në objektet komunale në veri

Policia e Kosovës ka nisur t’i reduktojë trupat policore në objektet komunale në veriun e Kosovës, pas pranimit të vendimit të Qeverisë.

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha KOHËS mbrëmjen e së mërkurës se vendimi qeveritar ka nisur të implementohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, tha Elshani.

Në mesin e katër pikave, me qëllim të shtensionimit të situatës në veri, Kosova pajtuar që të tërheqë për 25 për qind të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.

“Qeveria e Kosovës deklaron publikisht gatishmërinë e saj për t'u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, thuhet në njërën nga katër pikat e zotimit me Bashkimin Evropian.