Përfaqësues të kompanive transportuese kanë nisur një protestë me bllokim të rrugës transit në Shtime, me arsyetimin se kjo rrugë prej vitesh është e degraduar dhe nuk po riparohet nga askush.
Ata prej vitesh janë të detyruar të kalojnë përgjatë rrugës transit në Shtime, me qëllim që qyteza të shkarkohet nga peshat e mëdha.
Mirëpo, ky aks i rrugës prej rreth katër kilometra po e vështirëson qarkullimin e tyre dhe po shkakton defekte të mëdha në automjete transportuese.
Disa vjet më parë vjet më parë, Ministria e Infrastrukturës pati shpenzuar rreth 1.5 milionë euro për ndërtimin e saj.
Vozitësit që qarkullojnë me automjete transportuese kanë thënë se rruga duhet të riparohet me urgjencë dhe me cilësi më të mirë derisa kjo rrugë është e planifikuar për qarkullim të transporteve të rënda.