Ka filluar protesta e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të “Klan Kosovës” nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht te sheshi “Zahir Pajaziti”, e me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të vazhdojnë drejt ndërtesës së Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pranishëm në protestë janë gazetarë të Klanit dhe mediave të ndryshme, por edhe pjestarë të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës.
Pranë ndërtesës së Qeverisë ata kane vendosur kamera dhe mikrofonë, duke shprehur pakënaqësi për suspendim të certifikatës nga ARBK-ja. Po ashtu kane vendosur që askush të mos flasë para mediave.