Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis gjykimi i të akuzuarit për krime lufte në Pejë, Zoran Gjokiq

Ka nisur gjykimi ndaj të akuzuarit për krime te luftës Zoran M. Gjokiq, i cili u arrestua në shkurt të këtij viti në pikën kufitare Jarinjë për krime lufte.

Gjokiq akuzohet se në periudhën mars-prill 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake ka shkaktuar vuajtje të mëdha, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitja e një qyteti apo një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civil që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot dëshminë para trupit gjykues po e jep dëshmitarja Valbona Berisha së cilës i ishte vrarë vëllai në mars të 99-ës, raporton KTV.

Berisha ka rrëfyer se si dy persona të armatosur kishin nxjerr vëllain e saj nga shtëpia dhe me dy persona të tjerë më pas ai ishte vrarë në shtëpinë e komshiut.

Kryetari i trupit gjykues ka marr vendim që mediave tua ndalojë xhirimin e të akuzuarit derisa edhe mediave pas 5 minutave xhirim ua ka ndaluar xhirimin e vazhdimit të seancës.