Michael Durkee, ish-këshilltari Wesley Clarkut - komandatit të Forcave Aleate për Evropë, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale të mërkurën.
Ai është dëshmitar i mbrojtjes së të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Në bazë të përmbledhjes që e lexoi avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli, Michael Durkee është oficer në pension, ka këshilluar katër komandantë të lartë në Evropë duke përshirë gjeneralin Wesley Clark më 1999. Tavakoli tha se Durkey do të dëshmojë se mori pjesë në një takim në Rambuje ku takoi edhe Thaçin dhe se dhuna e pasluftës ishte reagim spontan i motivuar nga hakmarrja, përndryshe nëse do të ishte planifikuar nga UÇK-ja, atëherë ajo do ta humbte mbështetjen ndërkombëtare.
Vetë Clarku është dëshmitari i radhës.