Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngrihen 42 prona me vlerë 3 milionë euro në Prizren, dyshohet për mashtrim dhe falsifikim

Prokuroria Themelore në Prizren

Të paktën 42 prona me vlerë rreth 3 milionë euro janë ngrirë nga Prokuroria Themelore në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim me qëllim përfitimi pasuror.

Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka siguruar Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e një të dëmtuari, duke mundësuar bllokimin e tyre deri në përfundim të procedurës penale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, këto prona pritet t’i kthehen pronarit të ligjshëm.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro. Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit”, thuhet në njoftim. 

Në kuadër të këtij rasti, janë duke u zhvilluar procedura penale ndaj tre personave fizikë, ndërsa dy prej tyre janë vendosur nën masa sigurie për të garantuar prezencën e tyre në procedurë.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa prokuroria ka bërë të ditur se publiku do të informohet për zhvillimet e mëtejshme të rastit.