Nga një muaj paraburgim u është caktuar shtatë personave të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”.
Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten vendosi masën e sigurisë ndaj të pandehurve M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marrë parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë.
“Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit do të përsërisin veprat penale, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale”, sqaroi gjykata.