Disa fermerë llapjanë kanë përfituar nga një lopë qumështore nga marrëveshja ndërmjet Komunës së Podujevës dhe OJQ “Mëshqerra”.
Sipas një njoftimi të Komunës, dhënia e 46 lopëve është bërë gjatë ditës së martë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kuadër të mbështetjes së sektorit të blegtorisë, Komuna e Podujevës -Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DPBZHR) ka shpërndarë 46 lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ për blegtorët llapjanë. Gjatë shpërndarjes së lopëve ishte e pranishme nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtori i DPZHR, Vigan Salihu”, thuhet në njoftim.
“Nënkryetarja Lahu ka uruar blegtorët përfitues dhe ka premtuar vazhdimin e përkrahjes për bujqit llapjanë edhe në sektorë të tjerë. Ky subvencionim për blegtorë është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Podujevës me organizatën OJQ ‘Mëshqerra”.